Dafina i nënshtrohet intervenimit kirurgjik
Këngëtarja e re kosovare, Dafina Zeqiri, ka thyer hundën përderisa po skijonte në
qendrën e skijimit në Brezovicë. Mësohet se pas kësaj, gjendja shëndetësore e
këngëtares është përkeqësuar, prandaj ajo është detyruar të shkonte në Suedi,
ku dhe do të ketë intervenim kirurgjik.